Bugajski: Ky është skenari rus për Maqedoninë

Eksperti amerikan Janush Bugajski në kolumnën e tij të fundit shkruan për ndikimin e shtuar të Rusisë në rajonin e Ballkani, njofton agjencia e lajmeve INA.

Sipas tij, Moska është duke hapur një front të ri në rajon, me qëllim që të thellohet kriza politike në Maqedoni.

Qëllimi, shkruan Bugajski, është jo vetëm që të zvogëlohen gjasat e Maqedonisë për hyrje në NATO dhe BE, por edhe ta fusë Ballkanin në  një zonë konfliktuale.

Me këtë ilustrohet dobësimi i Perëndimit dhe përforcimit të ndikimin rus në rajon./ina


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu