Ministria e Jashtme e Bullgarisë ka njoftuar se e ka shpallur persona non grata një diplomat rus në Sofie.
Si rezultat i këtij vendimi, diplomatit rus i është dhënë afat prej 72 orësh që të largohet nga shteti i pjesës lindore të Ballkanit.
Kjo ministri dëbimin e diplomatit rus e arsyetoi me, siç thuhet në njoftim, veprimet e tij, që ishin të papajtueshme me statusin e tij diplomatik.
The Ministry of Foreign Affairs declared a diplomat from the Russian embassy in Sofia a #personanongrata and gave him 72 hours to leave the country due to actions incompatible with his diplomatic status. pic.twitter.com/xh5pJEc5hA
— MFA Bulgaria (@MFABulgaria) December 18, 2020









