Burg për shqiptarin që goditi me shkelma barkut gruan e tij shtatzënë

25-vjeçari nga Dibra, Klejvis Metalla, është ekstraduar nga Beograd drejt Shqipërisë, pas arrestimit në Serbi ku fshihej prej muajsh. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për dhunën e rëndë ndaj bashkëjetueses së tij asokohe 23-vjeçare nga Bulqiza, e cila në janar 2025 ishte në muajin e pestë të shtatzënisë dhe kishte refuzuar të abortonte fëmijën.

Sipas hetimeve, më 27 janar 2025 ai ndaloi makinën në një zonë të izoluar jashtë qytetit dhe e goditi të renë me shkelma në bark dhe në trup. Pas dhunës, i mori celularin dhe u largua në drejtim të Peshkopisë, ndërsa në makinë ndodhej edhe vëllai i saj 5-vjeçar. Për këtë ngjarje, Gjykata e Dibrës kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Pas ekstradimit, Metalla është dërguar në burg dhe tashmë do të përballet me drejtësinë shqiptare. Rasti ka shkaktuar reagime të forta për shkak të brutalitetit të ushtruar ndaj një gruaje shtatzënë, duke rikthyer në vëmendje problematikën e dhunës në familje dhe nevojën për mbrojtje më të fortë të viktimave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu