Burgoset ish-ministri i Financave të Austrisë për korrupsion, 13 vjet pasi përfundoi mandatin

Ish-ministri i Financave të Austrisë është arrestuar me tetë vjet në burg për pjesëmarrjen e tij në një skandal të profilit të lartë të korrupsionit.

Karl-Heinz Grasser u shpall fajtor të premten për përvetësim, marrje ryshfeti dhe falsifikim të provave në një marrëveshje për të shitur mijëra apartamente në pronësi publike.

Gjykata në Vjenë tha se Grasser ishte i përfshirë në haraç të më shumë se 9 milionë eurove.

Ai ka mohuar akuzat dhe ka thënë se do të apelojë.

Grasser u bë ministri më i ri i financave në historinë e vendit në vitin 2000.

Rasti përfshinë 14 të pandehur që përballen me një sërë akuzash, të cilat përfshijnë pastrim parash, mashtrim dhe falsifikim të provave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu