Burri në Indi vritet vetëm se po transportonte lopë me kamion (VIDEO)

Një burrë mysliman mbeti i vdekur në Indinë Perëndimore pasi u sulmua nga qindra vullnetarë hindu në mbrojtje të lopëve.

Sulmi i fundit është në valën e vrasjeve në emër të kafshës së nderuar.

Policia tha të mërkurën se Pehlu Khan, 55-vjeç, vdiq në spital dy ditë pasi grupi e sulmoi ndërsa transportonte kafshët në kamionin e tij në një rrugë në shtetin Alwar në shkretëtirën Rajasthan.

Të paktën 10 njerëz janë vrarë dy vitet e fundit nga banda që mbron lopët, ndërsa çështja është bërë gjithnjë e më implikuar për politikën indiane.

Lopa është e nderuar nga shumica e shumicës së komunitetit hindu dhe konsumi i viçit është i lejuar në vetëm 8 nga 29 shtete në të gjithë territorin e vendit. /Albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu