Ministri i Jashtëm i Shqipërisë Dimtir Bushati, gjatë një leksioni të hapur për studentët e Shkodrës, i ka kthyer përgjigje ish kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevskit për rolin e shqiptarëve në shtetformimin e Maqedonisë.
“Nëse shqiptarët do të ndiheshin të margjinalizuar për shkakt të politikave që i konsiderojnë shqiptarët si punëtorë sezonalë.
Nëse nuk ndihemi të vëmendshëm t’i përgjigjemi në kohë kërkesave legjitime të tyre, për më shumë dinjitet dhe barazi shoqërore, atëherë rreziqet që i kanosen Rajonit tonë, mund t’i çojë në tjetërsimin e identitetit tonë kombëtar.
Prandaj ne nuk do të reshtim së kërkuari nevojat e shqiptarëve kudo ku ata ku janë”, u shpreh Bushati. /albeu