“Buzëqesh” Alonso, Real Madridit i kthehen disa yje nga lëndimet

Real Madrid ka marrë një shtytje të madhe para sfidës së rëndësishme kundër Gironës këtë fundjavë, pasi disa prej lojtarëve kryesorë janë rikthyer nga lëndimi dhe tashmë po stërviten normalisht me ekipin.

Sipas “COPE”, portieri Thibaut Courtois, si dhe qendërmbrojtësit Eder Militao dhe Antonio Rudiger janë kthyer plotësisht në stërvitje dhe pritet të jenë të gatshëm për ndeshjen. Gjendja e tyre është vlerësuar si shumë pozitive nga stafi mjekësor.

Talenti argjentinas Franco Mastantuono gjithashtu është rikuperuar dhe mund të përfshihet në listën e lojtarëve që udhëtojnë drejt Gironës.

Jude Bellingham ka zhvilluar seancën e plotë të stërvitjes pa shfaqur asnjë shenjë të mbingarkesës muskulare për të cilën raportohej më herët, duke i dhënë trajnerit Xabi Alonso një lehtësim të madh në mesfushë.

Ndërkohë, Dean Huijsen dhe David Alaba mbeten dyshime të mëdha dhe është e pamundur që të rikuperohen në kohë për udhëtimin në Kataloni.

Mbrojtësi Dani Carvajal mbetet ende jashtë fushave dhe pritet të rikthehet vetëm vitin e ardhshëm.

Real Madridi është vetëm një pikë mbi Barcelonën andaj assesi s’guxon të lëshojë pikë te Girona./Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu