Cakaj dha dorëheqjen, ambasadorja e SHBA: Suksese në përpjekjet tuaja të ardhshme

Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë Yuri Kim ka reaguar pas dorëheqjes së Gent Cakajt nga posti i Ministrit të Jashtëm në detyrë. Ambasadorja falenderon Cakajn për bashkëpunimin dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Faleminderit Gent Cakaj për të gjitha përpjekjet tuaja për t’u forcuar marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë, përfshirë NATO-n si aleatë. Miqësia midis dy vendeve tona vazhdon për shkak të udhëheqësve si ju. Ju urojmë suksese në të gjitha përpjekjet tuaja të ardhshme. Faleminderit” mbyllet postimi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu