Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Genc Cakaj, vazhdimisht ka qenë aktiv për të mbrojtur e përkrahur shqiptarët anë e kënd.
Ndërsa ka theksuar se Qeveria e Shqipërisë pas shpërndarjes falas të materialeve shkollore për nxënësit shqiptarë të Luginës së Preshevës, tani ka vendosur të ndajë edhe mjetet e nevojshme financiare për hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë.
Cakaj ka thënë përmes një statusi në Facebook se shqiptarët e Medvegjës, kanë nevojë të jashtëzakonshme për praninë e këtij Këshilli.
“Mbështetja e Shqipërisë për hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë është e domosdoshme, por e pamjaftueshme. Kjo shënon thjesht fillimin e një pune më të thellë e sistematike për ruajtjen e të drejtave e mbështetjen e fortë edhe për shqiptarët e Medvegjës…
#JemiNjë”, ka shkruar Cakaj.
Postimi i plotë i tij:
“Edhe një punë fort domethënëse për Luginën e Preshevës 😊🇦🇱…
Pas mbështetjes financiare për shpërndarjen falas të materialeve shkollore për nxënësit shqiptarë në Luginën e Preshevës, Qeveria e Shqipërisë tani ka vendosur të ndajë edhe mjetet e nevojshme financiare për hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë.
Shqiptarët e Medvegjës, sot, kanë nevojë të jashtëzakonshme për praninë e Këshillit dhe mbështetjen e Shqipërisë, veçanërisht në përballjen e tyre me çështjen e pasivizimit të adresave dhe para sfidës madhore për ruajtjen e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare.
Ndaj, përballë këtyre sfidave historike të shqiptarëve të Medvegjës, ne duhet të marrim përgjegjësitë politike për t’i mbështetur edhe institucionalisht ata.
Mbështetja e Shqipërisë për hapjen e zyrave të Këshillit Kombëtar Shqiptar në Medvegjë është e domosdoshme, por e pamjaftueshme. Kjo shënon thjesht fillimin e një pune më të thellë e sistematike për ruajtjen e të drejtave e mbështetjen e fortë edhe për shqiptarët e Medvegjës…
#JemiNjë” – theksoi Cakaj.










