Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu bëri hapjen e Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në qytetin Samarkand të Uzbekistanit.
Çavuşoğlu mbajti një fjalim në ceremoninë e hapjes së Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në qytetin Samarkand e cila u zhvillua me pjesëmarrjen e zv.ministrit të Uzbekistanit përgjegjës për Turizmin, Aziz Abdulhakimov, ministrit të Jashtëm Abdulaziz Kamilov, ambasadorit të Turqisë në Tashkent, Olgan Bekar dhe kryekonsullit të Turqisë në Samarkand, Salih Caner.
“Konsullata në Samarkand do të jetë një simbol i ri i vëllazërisë së përhershme të Turqisë me atdheun paraardhës të saj Uzbekistanin“, tha Çavuşoğlu, i cili shtoi se hapja e konsullatës u njoftua vitin e kaluar nga presidenti Recep Tayyip Erdoğan dhe presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev.
“Republika e Turqisë ka qenë vendi i parë që ka njohur Uzbekistanin dhe po ashtu ne jemi vendi i parë që kemi hapur ambasadë në Uzbekistan“, tha Çavuşoğlu.
Për hapjen e konsullatës në Samarkand, Turqia ka qenë e para që ka marrë vendimin, por vendi vëllazëror Kazakistani pak kohë më parë ka hapur konsullatën e tij në Samarkand, njoftoi Çavuşoğlu i cili vlerësoi se “Sigurisht që çdo mision i ynë në Uzbekistan është i rëndësishëm, por hapja e këtij misioni në qytetin antik të qytetërimit tonë në Samarkand ka një kuptim të madh”.
Çavuşoğlu theksoi se Samarkand është qendër e Rrugës së Mëndafshit dhe vend i takimit të popujve dhe se qyteti nën udhëheqjen e presidentit Mirziyoyev ka filluar të bëhet një nga qendrat e transformimit.
“Kemi ndjekur nga afër edhe punimet e guvernatorit Erkincan Turdimov që Samarkand të bëhet një qytet markë”, potencoi Çavuşoğlu duke shtuar se Uzbekistani në të njëjtën kohë është edhe vendi i shkencëtarëve dhe dijetarëve islamë.
Ai bëri të ditur se ka pasur mundësinë të shikojë trashëgiminë historike, kulturore dhe fetare të Uzbekistanit në kuadër të vizitave që zhvilloi bashkë me delegacionin që e shoqëron.
Më tej Çavuşoğlu tha se nesër në kryeqytetin Tashkent do të zhvillojë një bisedë me ministrin e Jashtëm, Kamilov ku do të shkëmbejnë pikëpamjet për përparimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe se do të kryejnë përgatitjet për Takimin e dytë të Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë.
Çavuşoğlu ndau informacionin se në të njëjtën kohë do të pritet në një takim edhe nga presidenti Mirziyoyev.
Kryediplomati turk shprehu falënderimet ndaj konsullit në Samarkand, Salih Caner i cili ka përgatitur ceremoninë e hapjes në një kohë të shkurtër. Çavuşoğlu tha se në të njëjtën kohë emërimi i pak kohë më parë i Olgan Bekar si ambasador në vend tregon rëndësinë që Turqia i kushton Uzbekistanit.
“Shpresojmë që konsullata jonë në Samarkand do të shërbejë ndaj qytetarëve tanë që jetojnë këtu dhe ndaj të gjithë vëllezërve tanë uzbekë”, tha Çavuşoğlu duke uruar edhe 8 Marsin – Ditën Botërore të Gruas.









