Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu do të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Greqi. Ndër pikat më të rëndësishme të agjendës është qëndrimi i Greqisë ndaj turqve të Trakisë Perëndimore. Çavusoglu do të zhvillojë bisedime zyrtare në kryeqytetin, Athinë. Para kësaj, ai do të takohet me pakicën turke në Trakinë Perëndimore.
Para vizitës së Çavusoglu në rajon, edhe zëvendësministri i Jashtëm Sedat Unal do të takohet me homologun e tij grek, Kostas Fragoyannis në Kavala. Turqve të Trakisë Perëndimore do t’u jepet mesazhi “Ne jemi me ju”.
Ndërkaq vazhdojnë gjithashtu reagimet ndaj Kryeministrit grek, Kiriakos Mitsotakis, i cili përdori shprehjen “fëmijë grekë” në lidhje me pakicën turke.
Myftiu i minoritetit turk në Ksanthi në Trakinë Perëndimore, Ahmet Mete, duke reaguar ndaj Mitsotakis, tha: “Në kohët, ata shkruan fjalën turke në tabelat e shkollave tona. Ata na dhanë diplomat në turqisht, ata na kërkuan të flasim turqisht. Tani ata thonë se ju jeni grek.”
Duke kritikuar politikën mohuese të Greqisë kundër turqve të Trakisë Perëndimore, Mete tha se disa grupe po punojnë për t’i bërë dy popujt armiq.






