Çavusoglu e bëri këtë njoftim gjatë Mbledhjes Vlerësuese të Politikës së Jashtme të Turqisë – 2020, në kryeqytetin Ankara të vendit.
Duke folur në lidhje me vendimin e SHBA-së për të sanksionuar Turqinë me justifikimin e blerjes së sistemeve të mbrojtjes ajrore “S-400” nga Rusia, shefi i diplomacisë turke tha se Uashingtoni ka propozuar ngritjen e një grupi të përbashkët pune rreth sanksioneve kundër Turqisë.
“Përparësia jonë në vitin 2020 ishte diplomacia, por kur ajo u bllokua ne zbritëm në terren dhe i hapëm sërish rrugën dialogut e diplomacisë”, theksoi ai.
“Ne u treguam të gjithëve se asgjë nuk mund të bëhet pa ne (në Mesdheun Lindor). Edhe miqtë, edhe armiqtë e panë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë”, shtoi ministri Çavusoglu.
Kryediplomati turk u ndal mbi marrëdhëniet ndërmjet vendit të tij dhe Bashkimi Evropian
“Ne jemi gati që vitin e ardhshëm t’i zhvillojmë marrëdhëniet me BE-në në një mjedis më pozitiv. Presim që edhe BE-ja të bëhet gati”, u shpreh mes të tjerash ministri i Punëve të Jashtme, Mevlut Çavusoglu .









