‘Çështja e detit’, Idrizi: Nëse zgjerohet Greqia ngushtohemi ne. S’kemi as tokë as det për të falur! Rama avokat i palës greke

Kryetari i PDIU-së Shpëtim Idrizi, duke komentuar çështjen e detit dhe deklaratën e kryeministrit grek Mitsotaqis, tha se ky zgjerim i fqinjëve bëhet vetëm nëse e lejon gjeografia, në të kundërt zgjerimi i tyre do të thotë ngushtim për ne.

Idrizi tha se kufijtë tokësorë dhe detarë janë të mirë-përcaktuar dhe se Shqipëria nuk ka asgjë për të falur.

Ai akuzoi qeverinë Rama për mos-transparencë dhe tha se kryeministri është avokati më i mirë i palës greke.

“Zgjerimi kufitar detar me 6-12 milje, mund të bëhet vetëm nëse e lejon gjeografia. Çështja e detiti është mungesë dije nga pala shqiptare. Deklarata e bërë nga kryeministri grek prek sovranitetin e vendit. Rama është avokati më i mirë i palës greke. Ne na duhet një marrëveshje për kufijtë tokësorë. Është gabim që Shqipëria diskuton me Greqinë për hapësirën e saj detare. Greqia ende nuk ka hequr ligjin e luftës me ne. Ne këtu kemi vetëm gjysmën e Shqipërisë, gjysmën e kemi jashtë të ndarë në 5 shtete. Është fatkeqësi që në grupin negociator nuk janë përfshirë figura që janë ekspertë në këtë çështje. Ujërat tona territoriale janë të mirë-përcaktuara dhe nuk kemi as tokë dhe as det për të falur”, tha Idrizi.

Pyetje: Pse Mitsotaqis foli tani?

Idrizi: Nuk mendoj që ndërmjet Ramës dhe Mitsitaqis, unë s’do isha me Ramën. Por nuk mendoj që Mitsotaqis të ndërhyjë siç bën Rama, flet kot më kot siç bëri për zgjedhjet në Mal të Zi apo për çështjet Kosovë-Serbi. Nuk mendoj që ai afektohet nga Rama që të ndërhyjë në fushatën elektorale tonën. Nëse Mitsotaqis thotë se Greqia do të zgjerohet, i bie të ngushtohemi ne. Përas i përket zonës ekonomike, kjo është gjëja që duhet të diskutojmë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu