Çfarë dëshmuan mjekët për arratisjen e Altin Ndocit?! Gazetarja: Ka zgjatur vetëm 12 sekonda

Gazetarja e Euronews Albania për Durrësin, Lorida Mani, ka folur këtë të mërkurë lidhur me detaje të reja mbi hetimet paraprake të arratisjes së të dënuarit Altin Ndoci.

Mani tha se ditën e sotme është dhënë një dëshmi paraprake nga mjekët që kanë qenë të pranishëm gjatë momentit të arratisjes, ku është përcaktuar edhe koha e saj.

“Sa i takon atyre që kanë qenë në Spitalin e Durrësit, është marrë në pyetje mjeku kirurg që po ndiqte çështjen, por burimet bëjnë me dije se ndaj tij nuk rëndojnë akuza. Përgjegjësia i ka rënë e gjitha kryeinfermierit të paraburgimit të Durrësit, i cili ka plotësuar të gjithë dokumentacionin për të çuar Ndocin për konsultë. Arratisja e tij, sipas dëshmive, ka zgjatur vetëm 12 sekonda,” – tha Mani.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu