Jemi mësuar të shikojmë qiellin e natës dhe hënën saqë është e vështirë të imagjinohet planeti ynë pa të. Por si do të ishte bota jonë nëse nuk do të kishte hënë? Hëna është objekti më i afërt, më i madh dhe më i ndritshëm në qiell, ajo është vetëm 3.7 herë më e vogël se Toka.
Sipas NASA-s , hëna ka të ngjarë të jetë formuar pasi një trup me madhësinë e Marsit u përplas me planetin tonë. Por si do të ishte bota nëse kjo nuk do të kishte ndodhur kurrë? Pa Hënë baticat do të ishin dukshëm më të vogla në amplitudë pa forcën gravitacionale të saj.
Hëna e mban planetin tonë disi të qëndrueshëm. Pa të, Toka do të lëkundet nga tërheqja gravitacionale e diellit. Por pa Hënë edhe Boshti i Tokës do të ndryshonte rrotullimin e saj. Pa hënën, klima jonë potencialisht do të pësonte ndryshime të mëdha.
Qielli do të ishte shumë më i errët gjatë natës dhe planeti ynë do të rrotullohej më shpejt pa hënën. Toka do të rrotullohej më shpejt, që do të thotë se ditët do të ishin më të shkurtra. Nëse hëna nuk do të kishte ekzistuar kurrë, ditët do të ishin rreth gjashtë deri në tetë orë për me tepër nga mungesa e hënës do të kishte probleme edhe në jetën e të gjitha gjallesave.










