Çfarë duhet të bëjnë demokratët nën udhëheqjen e Joe Biden

Mediat u morën këto ditënë mënyrë të kuptueshme me sjelljen e egër të presidentit Donald Trump dhe përpjekjen për grusht shteti që ai frymëzoi kundër Capitol Hill.Po, ishte e rëndësishme që Kongresi të fajësonte Trump. Po, Senati duhet që ta dënojë atë.

Asnjë president, tani apo në të ardhmen, nuk mund të orkestrojë një kryengritje kundër qeverisë së Shteteve të Bashkuara, dhe t’ia hedhë paq pa asnjë pasojë. Por ndërkohë ne nuk duhet të harrojmë dhimbjen dhe ankthin e miliona familjeve që punojnë dhe jetojnë në këtë vend, pasi ata po vuajnë pasojat e krizës më të rëndë ekonomike dhe të shëndetit publik në historinë moderne të SHBA-së.

Në fakt, shumë familje të klasës punëtore po përballen me më shumë dëshpërim ekonomik sot, se sa në çfarëdo kohe tjetër që prej Depresionit të Madh. Si pasojë e pandemisë, dhjetëra miliona bashkëqytetarë kanë humbur punën dhe të ardhurat. Uria është në nivelin e saj më të lartë ndër dekada, dhe 40 milion amerikanë mund të jenë në prag të dëbimit nga shtëpitë e tyre ku jetojnë me qira, kur në fund të këtij muaji të skadojë moratoriumi federal.

Ndërsa më shumë se 24 milion njerëz në SHBA kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit Covid-19, dhjetëra miliona amerikanë janë të pasiguruar ose të nën-siguruar në sistemin e kujdesit shëndetësor.

Në mesin e kaq shumë vuajtjeve ekonomike por edhe dëshpërimi, kur shumë amerikanë kanë humbur besimin tek qeveria e tyre – dhe kur miliona amerikanë janë të gatshëm të pranojnë gënjeshtra në lidhje me rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 – është e domosdoshme që demokratët të miratojnë një axhendë ekonomike të guximshme dhe agresive, brenda 100 ditëve të para të presidencës së Joe Biden.

Tani nuk është koha të mendojmë ngushtë. Por është koha të mendohemi mirë dhe të rivendosim besimin në mesin e familjeve që punojnë – zezakë, të bardhë, hispanikë, aziatiko-amerikane apo vendas – se në një shoqëri demokratike, qeveria mund t’u përgjigjet nevojave të tyre.

Dështimi për t’iu përgjigjur në mënyrën e duhur dëshpërimit ekonomik që ekziston sot në Amerikë, do t`a minonte administratën Biden, dhe do t’i çonte me gjasë demokratët drejt humbjes së shumicën e tyre të ngushtë në Kongres dhe Senat, në zgjedhjet e mesit të mandatit të vitit 2022.

Demokratët pësuan humbje të rënda në vitin 1994, 2 vjet pas fitores së presidentit Bill Clinton. Dhe sërish në vitin 2010, 2 vjet pas fitores së presidentit Barak Obama. Ne nuk duhet që t’i përsërisim ato gabime. Rreziku me të cilin përballemi nuk do të ishte tek shpenzimi i madh apo i vogël i parave, por tek lënia pas dore e nevojave të popullit amerikan.

Nëse republikanët do të duan të bashkëpunojnë me ne, ne duhet t’i mirëpresim ata. Por mbështetja e tyre nuk është e nevojshme. Në vitin 2010, senatori Mitch Mcconnell ishte i gatshëm të sabotonte ekonominë për të çuar përpara axhendën e republikanëve, duke bërë gjithçka që mundej për t`a bërë Obamën një “president me një mandat”.

Ne nuk mund t`a lejojmë që të bëjë sërish të njëjtat lojëra. Pragu i 60 votave në Senat për të miratuar reformat kryesore, është shndërruar në një justifikim për mosveprim. Por le të jemi të qartë:Ne i kemi mjetet për t’i kapërcyer këto pengesa procedurale.

Si Kryetar i ardhshëm i Komitetit të Buxhetit të Senatit, unë do të përdor një proces të njohur si “pajtueshmëria mbi buxhetin”, që do të na lejojë të kalojmë ligjet e rëndësishme me vetëm51 vota. Dhe kjo nuk është një ide radikale. Kur republikanët kontrollonin Senatin gjatë presidencave të George W. Bush dhe Trump, ata e përdorën këtë procedurë për të miratuar triliona dollarë ulje taksash për njerëzit më të pasur dhe korporatat më fitimprurëse. Ata e përdorën atë për të provuar dhe shfuqizuar Aktin e Kujdesit të Përballueshëm Shëndetësor në vitin 2017.

Sot, demokratët duhet të përdorin të njëjtin mjet për t’i nxjerrë amerikanët nga varfëria, për të rritur pagat dhe për të krijuar vende të reja pune me paga më të larta. Së pari, ne duhet të rrisim pagesat direkte të miratuara nga Kongresi në dhjetor 2020 nga 600 në 2.000 dollarë për çdo të rritur të klasës punëtore dhe fëmijët e tyre.

Gjatë krizës që kemi përballë, ne duhet t’u sigurojmë kujdes shëndetësor emergjent të gjithëve, duke kërkuar që Medicare të paguajë faturat mjekësore të të pasiguruarve dhe atyre që nuk janë 100 për qind të siguruar. Ne duhet të financojmë plotësisht testimin, gjurmimin dhe shpërndarjen e vaksinave kundër Covid-19.

Ndërkohë, ne duhet të krijojmë miliona vende pune përmes rindërtimit të infrastrukturës sonë të shkatërruar – rrugët, urat, trotuaret, shkollat dhe strehimin e përballueshëm. Ndërsa duhet të drejtojmë botën në luftën kundër kërcënimit ekzistencial të ndryshimit të klimës, ne mund të hapim miliona vende të tjera pune duke bërë investime masive në energjinë e erës, atë diellore, gjeotermale, makinat elektrike etj.

Ne duhet të garantojmë të paktën 12 javë pushim familjar dhe mjekësor me pagesë, dhe t’i japim fund turpit së Shteteve të Bashkuarasi i vetmi komb me të ardhura të larta, që nuk arrin të sigurojë leje lindjeje me pagesë. Në mënyrë që të adresojmë problemet e sistemit arsimor jofunksional në fëmijërinë e hershme, dhe të sigurojmë një fond të veçantë për çdo fëmijë3-4 vjeçar në SHBA, dhe të zgjerojmë akoma më shumë kujdesin për fëmijët. Dhe nëse duam që të kemi fuqinë punëtore më të arsimuar në botë, duhet t’i bëjmë kolegjet dhe universitetet publike pa pagesë, dhe të anulojmë të gjitha borxhet e studentëve për amerikanët e klasës punëtore.

Ndërkohë duhet të angazhohemi për të ulur ndjeshëm koston e lartë të barnave me recetë, dhe të rrisim në 15 dollarë/ora pagën minimale në vend. Këto dispozita jo vetëm që do të përmirësonin jetën për miliona amerikanë, por do t’i kursenin qindra miliarda dollarë qeverisë federale.

Në këtë moment jashtëzakonisht të vështirë, qindra sondazhe kanë treguar se populli amerikan do që qeveria të reagojë në një mënyrë agresive për të adresuar krizat me të cilat ata po përballen. Tani detyra e Kongresit është ta dëgjojë popullin Amerikan, të çojë vendin tonë me guxim përpara në një rrugë drejt suksesit ekonomik, dhe t’u tregojë votuesve se demokratët janë të gatshëm të bëjnë gjithçka që është e mundur për të përmirësuar jetën e tyre. Ky është një moment i pashembullt në historinë e Amerikës. Ne duhet të veprojmë në mënyrë të pazakontë.

Nga Bernie Sanders, CNN


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu