Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha në një intervistë për gazetën franceze “Le Monde” se gjatë vizitës së tij të fundit në Paris, Presidenti francez Emanuel Macron e pyeti atë “çfarë është Kosova e gatshme t’i japë Serbisë në këmbim të njohjes“, transmeton InfoShqip.
Kurti tha se gjatë takimit me Macron, ai kërkoi nga presidenti francez që të “lidhë njohjen e ardhshme të Serbisë me Kosovën në mënyrë që Kosova të marrë një vend në Kombet e Bashkuara” sepse, sipas mendimit të Kurtit, ato dy çështje nuk duhet të ndahen.
“Z. Macron më pyeti se çfarë është e gatshme t’i japë Kosova Serbisë në këmbim të njohjes, por pyetja e vërtetë është: kur do të ishte e gatshme Serbia ta njohë Kosovën? Unë besoj se ne duhet të ndalojmë taktikën e dhënies gjithmonë më shumë të Serbisë dhe se ajo kurrë nuk duhet të jetë e kënaqur me shkëmbimin” – përfundoi Kurti./InfoShqip.com









