Gazetari Artan Hoxha përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj qeverisë për zhvillimin e turizmit. Ai përmend një rast në Theth ku nuk ka energji elektrike mjaftueshëm.
Postimi i plotë:
Me qe jemi ne sezon turistik dhe qeveria na bombardon perdite me marketing duke na treguar se sa bukur kalohen pushimet ne Shqiperi. Ne fakt zoti ka bere mrekulli ne Shqiperi, duke i falur qe nga deti, liqeni, laguna e deri te Alpet. Problemi gjithnje mbetet keqadministrimi nga agjensite shteterore. Thethi eshte vertete perla e Alpeve shqiptare, por a e dini qe ne njerin nga destinacionet turistike me te njohura te vendit nuk ka energji elektrike mjaftueshem.
Pra llampat ndizen. Por ne Theth energjia elektrike eshte aq e dobet, sa frigoriferet nuk ngrijne, ekspreset e lokaleve nuk e ngrohin dot ujin mjaftueshem per te bere kafe, sobat dhe furrat elektrike nuk pjekin dot.
Ne keto kushte banoret e Thethit, te detyruar per tu sherbyer turisteve te shumte vendas dhe te huaj, kane vene imagjinaten ne pune.
Ne mungese te energjise elektrike te nevojshme si cdo familje apo biznes ne pjesen tjeter te vendit, kane shpikur forma te reja kreative.
FOTO:











