Çfarë ndodh në organizëm pas 10 orëve agjërim? Shpjegon nutricisti Rexhepi

Mjeku dhe nutricisti Agron Rexhepi, gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital ka ndarë këshilla të rëndësishme se si të ushqehemi gjatë muajit të Ramazanit dhe ndikimin pozitiv që ka agjërimi në shëndetin e njeriut.

Rexhepi tha se gjatë pas 10 orë agjërim vjen deri procesi i glukoneugjenezës.

“Çka ndodh në këtë rast. Gjatë kohë së urisë, agjërimit, në syfyr e kemi marr ushqimin e fundit. Në orët e para të paradites ato materie ushqyese që i ke marr shfrytëzohen si karburant për proceset metabolike, energji-dhënëse, por me kalimin e kohës ato shpenzohen.

E tash, kur e detekton truri që po zbret niveli i glukozës, që është ushqimi kryesor i trurit, atëherë stopon shpenzimin e rezervave të karbohidrateve dhe i fut në proces yndyrat”, tha ai.

Tutje, Rexhepi tha se gjatë 12 deri në 24 orë agjërim, po ashtu aktivizohet procesi i autofagisë.

“Autofagia nënkupton vetë-ngrënien, kur organizimi në mungesë të materieve ushqyese fillon me i lyp burimet e brendshme, qelizat e dëmtuara, të sëmura, të vjetruara. Dhe këto qeliza e vjetruara zëvendësohen me qelizat e reja”, tha ai. /Telegrafi/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu