Çfarë ndodhi gjatë natës mes Eglit dhe Gjestit? (VIDEO)

Vetëm pak pasi “u martuan” brenda shtëpisë së Big Brother VIP, çifti Egli dhe Gjesti nisi të përjetonte krisjet e para.

Fillimisht, Gjesti hoqi unazën nga gishti duke thënë se e kishte të pamundur ta mbante, ndërsa tensionet mes tyre vazhduan me debate të herëpashershme.

Gjatë natës, situata u përkeqësua edhe më tej: pas një tjetër përplasjeje verbale, Gjesti u largua nga krevati ku po flinte me Eglin. Në këtë moment, Egli iu drejtua duke i thënë: “Pse do të zihesh me zor?”.

Raporti mes tyre duket gjithnjë e më i brishtë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu