Çfarë ndodhi mëngjesin e sotëm? I vetëm përballë pishinës, Luizi ‘shkrihet’ në lot

Mëngjesin e sotëm Luiz Ejlli e ka nisur duke bërë një xhiro rreth pishinës. Gjatë kësaj kohe ai është përlotur dhe pranë tij nuk ishte asnjë nga banorët.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që këngëtari përlotet teksa qëndron vetëm në mëngjes.

I pyetur njëherë nga Arbana Osmani se pse përlotet në mëngjes, Luizi u shpreh se është një këngë që i kujton babain e tij të ndjerë, i cili e pëlqente atë.

Por sot nuk ishte ajo këngë në sfond, ishte një tjetër dhe nuk dihet se pse këngëtari ka qarë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu