Çfarë ndodhi mes tyre? Antonela heq papritur dorë nga Mevlani

Mevlani, Antonela dhe Ledjana janë kthyer në treshen më të komentuar në Shqipëri, pas pjesëmarrjes së tyre në emisionin “Për’puthen”.

Që prej ardhjes së Antonelës, e cila gjithashtu shfaqi si Ledjana pëlqim për Mevlanin, vajzat janë “grirë” me njëra-tjetrën për një djalë!

Shpesh në studio e jashtë saj, Ledjana dhe Antonela janë kapur me njëra-tjetrën e kanë hedhur thumba si përballë, ashtu edhe në rrjete sociale, teksa secila prej tyre përpiqet të bëjë për vete Mevlanin.

Ky i fundit ende s’ka ndarë mendjen cilën pëlqen më shumë, ndërsa “lufta” mes vajzave vazhdon çdo ditë.

Mirëpo, s’e dimë ç’ndodhi papritur mes “trekëndëshit të Bermudës”, siç të gjithë i quajnë me humor dhe duket se Antonela ka hequr dorë nga konkurrenti.

Tashmë, ajo është e bindur se Mevlani dhe Antonela do të dalin të përputhur së bashku nga programi, siç edhe komenton në një konkurs ku ndjekësit pyeten se cili çift do të dalë i pari bashkë.

“Ledjana, Mevlan. Ku mund ta marr dhuratën unë?” – shkruan ajo, ndërsa komenti i bëri përshtypje të gjithëve.

Më herët, Mevlani lançoi një këngë për të dyja vajzat.

“KÇK” (Kap ça të kapësh) titullohet kënga në bashkëpunim me Sabianin, si version i ri i këngës së tij “Binjaket”.

Kë të marrë e kë të lërë mes bjondes dhe brunes është dilema më e madhe e Mevlanit në këngë, ndërsa në videoklip shfaqet edhe opinionisti i emisionit, Arjan Konomi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu