Çfarë ndodhi? Motra e Luizit merr vendimin e papritur

Që prej hyrjes në ‘Big BrotherVIP’, Luiz Ejlli, është një ndër emrat më të komentuar në publik, dashuria dhe simpatia e madhe që publiku ka për këngëtarin, u reflektua dhe në rrjetet sociale ku ‘Instagrami’ i tij i cili në shumë pak kohë arriti të mbledhë mbi 600 mijë ndjekës.

Mirëpo, profili i tij duket se shkaktoi përplasje mes familjarëve të Luizit dhe produksionit të “BBVIP”.

Ata i kërkuan të drejtën e menaxhimit të ‘Instagramit’ të tij, por familjarët e këngëtarit nuk pranuan dhe profili u kthye në emrin e motrës së Luzit, duke fshirë kështu çdo postim të tij.

Por ditën e sotme, është vënë re se profili është zhdukur dhe nuk figuron më me asnjë emër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu