Çfarë ndodhi? Presidenti Macron kërkon falje para publikut, fjalimi thyen rekord absolut shikueshmërie në Francë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron mbajti një fjalim përpara kombit të tij mbrëmë, duke pranuar disa dështime në betejën kundër koronavirusit. Sipas Daily Mail, fjalimi i tij u ndoq nga 36.7 milionë shikues, shifra më e lartë televizive në historinë e vendit.

Ky është një tregues se sa shumë njerëz po ndjekin median gjatë kësaj periudhe izolimi. Fjalimi i Macron theu me 13 milionë shikues më tepër rekordin që mbahej nga finalja e Botërorit 1998.

Macron e përdori fjalimin e tij për të thënë se kufizimet do të vazhdojnë deri më 11 maj. Pas kësaj date, pritet të rinisë jeta gradualisht.Fillimisht do të hapen shkollat.

Kjo ishte hera e parë që lideri i një vendi të madh vendos një datë për rifillimin e jetës.

Gjatë fjalimit të tij, Macron e pranoi se kishte probleme me gjithçka, duke nisur që nga xheli mbrojtës, te maskat dhe te pajisjet e tjera mbrojtëse për stafin mjekësor.

“Janë bërë gabime. A ishim mjaftueshëm të përgatitur? Natyrisht që jo- askush nuk është i përgatitur për një krizë të kësaj madhësie”, tha ai.

Macron tha se deri më 11 maj, mjekët do të mund të testojnë këdo që shfaq simptoma.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu