Çfarë ndodhi? Seriali i ri i ‘Damllës’ aktores së serialit ‘Stambolli i pamëshirshëm’ përfundon papritur

Aktorja e njohur turke Simay Barlas e cila është e re në kinematografi por ka kor suksese të mëdha në projektet ku ajo ka marrë pjesë, shkruan InfoShqip.com

Tek shqiptarët ajo njihet nga seriali ‘Stambolli i pamëshirshëm’ në rolin e ‘Damllës’ ku morri zemrat e gjithë publikut shqiptar.

Aktorja së fundmi kishte filluar me serialin e saj të ri “Bir Annenin Gunahi” (Mëkati i një nëne) i cili kishte filluar në muajin Dhjetor dhe si fillim pati sukses por jo edhe aq të madh.

Por shikuesit janë habitur ku dy javët e fundit nuk janë transmetuar episodet e reja dhe kjo ka bërë që të aludohet për një fund të serialit.

Nuk ka pasur asnjë njoftim as nga produksioni as nga aktorët e serialit që ky serial do vazhdojë apo ka mbaruar rrugëtimin me 6 episodet e saj.

Sipas burimeve të mediave turke seriali është ndërprer shkaku i mos suksesit dhe nuk do vazhdojë.

Aktorja Simay Barlas në këtë serial shfaqej krah aktorit turk Mert Yazicioglu por aventura e tyre zgjati shkurt.

E ne sigurisht e presim me projekte të reja aktoren Simay Barlas bukuroshen turke të njohur tek ne si “Damlla”./Billbordi.com

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu