Çfarë në të vërtetë tha Erdogani, në lidhje me krahasimin e Kosovës me problemin Kurd?

Presidenti dhe kryetari i përgjithshëm i Partisë AK, Erdoğan ka mbajtur një fjalim në “ceremoninë e hapjes së vitit akademik 2017-2018” e cila është zhvilluar në Qendrën e kongreseve dhe kulturës Beştepe, në rezidencën presidenciale në Ankara.

Ai tha se: “Administrata rajonale kurde në veri të Irakut u tregua këmbëngulëse në referendumin për pavarësinë të cilin e paralajmëroi fillimisht më 7 qershor, pavarësisht të gjitha paralajmërimeve dhe kundërshtimeve tona të bëra më parë”.

Në të vërtetë ky referendum nuk ka asnjë vlerë ligjore nga pikëpamja e kushtetutës aktuale të Irakut. Kjo iniciativë përveç Izraelit nuk është mbështetur nga asnjë vend dhe asnjë organizatë ndërkombëtare“.

Më pas Erdogan vazhdoi: “Shikoni shtetin e Kosovës, i njohur nga më shumë se 110 shtete, që nga shpallja e pavarësisë së tyre kaluan shumë vite por për fat të keq ata në arenën ndërkombëtare ende ballafaqohen me konceptin e shtet-formimit, ata i njohën 110 shtete, po juve (irkaut verior) kush do ju njoh? Këto punë janë te vështira, kjo nuk bëhet vetëm me Izraelin, kush është Izraeli?

Në asamblenë e përgjithshme të NATO-së takova edhe presidentin e Kosovës, ai me kërkoi rritjen e mbështetjeve në arenën ndërkombëtare konkretisht në atë të OIC, (Organizatën e Bashkëpunimit Islamik), me synim qe te fitojnë edhe me shume njohje nga shtetet e Mesdheut, gjë që mbi të cilin vazhdimisht diskutojmë”, shkruan InfoShqip.com

Ai i ka kërcënuar kurdët e Irakut Verior se do të mbeten pa ndihma nëse vazhdojnë me planet për pavarësinë. Turqia është ndër vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të saj./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu