Çfarë nuk u pa, pas “tripletës”? Ja “shpërthimi” i shokëve për CR7 (VIDEO)

Pas fitores me përmbysje e Juventusit kundër Atletico Madridit (3-0), në kthimin e 1/8 finale të Ligës së Kampionëve, dhoma e zhveshjes bardhezi shfrytëzoi rastin për ta përjetësuar momentin. Pas fotos së festimeve të kampionëve italianë, që u shpërnda nga mediat, tashmë ka dalë edhe videoja e atij momenti të zjarrtë, publikuar nga spanjollja “AS”.

Dimensionet e yllit portugez te dhoma e zhveshjes së Juventusit mund të konstatohen qartë në këtë video, kur të gjithë bardhezinjtë brohorasin në kor “Cristiano, Cristiano”…, kur ky i fundit futet aty, pas fitores 3-0 ndaj “Rojiblancos”, ku realioi tre gola.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu