Çfarë po ndodhë në Kërçovë? Ja rezultatet që po befasojnë të gjithë

Kërçova si një nga komunat më të rëndësishme për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për herë të parë po ndodh diçka që mund të ndryshojë kahje në politiken shqiptare në vend, transmeton InfoShqip.com

Sipas rezultateve të fundit të publikuara nga KSHZ shihet që prin një kandidat maqedonas ose thënë ndryshe kandidati i VMRO-DPMNE me 7669 vota, i dyti rënditet Fatmir Dehari nga AKI me 3221 vota, Fatmir Limani nga VLEN me 2526 vota dhe kandidati i pavarur Shkodran Alili me 2369 vota.

E sipas gjitha gjasave Kërçova do ketë një raund të dytë në mes të kandidatit të VMRO-DPMNE, Aleksandar Jovanovski dhe AKI-së, Fatmir Dehari.

Vetëm para pak minutash VLEN ka dhënë mbështetje për kandidatin shqiptar në këtë komunë./InfoShqip.com/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu