Çfarë thanë për Albin Kurtin, Kadare, Agolli, Rama e shumë personalitete tjera kombëtare

Albin Kurti lindi më 24 mars 1975 në Prishtinë. Mbas arsimimit baze (1981 deri 1989) dhe më tej atij të mesëm (1989 deri më 1993) në Prishtinë vazhdon studimet. Në rezistencë kundër Milosheviçit në gusht të vitit 1997 Albini u kyç në Unionin e Pavarur të Studentëve të Universitetit të Prishtinës, si anëtar i kryesisë e më vonë si zyrtar për marrëdhënie ndërkombëtare.Kurti ka qenë gjithashtu edhe anëtar i Këshillit Organizativ të Protestave Paqësore dhe të pa dhunshme studentore për lirimin e objekteve universitare të uzurpuara me dhunë nga regjimi i Milosheviçit. Ai ishte njëri ndër udhëheqësit e protestës historike studentore më 1 tetor 1997 e cila u shtyp brutalisht nga policia e Milosheviçit.Me fillin e luftës në Kosovë, në gusht të vitit 1998, Albini filloi punën në zyrën e përfaqësuesit të përgjithshëm politik të UÇK-së, Adem Demaçit, ku shërbeu si sekretar i zyrës. Gjatë kësaj kohe ka qenë i angazhuar në gjetjen e zgjidhjes politike për krizën në Kosovë. Gjatë bombardimeve të NATO-s ai qëndroi në Prishtinë deri më 27 prill 1999, kur policia serbe e arrestoi. Me 10 qershor, me tërheqjen e forcave serbe në Serbi, ai së bashku me të burgosurit tjerë shqiptarë u transferua në burgjet serbe. Më 13 mars 2000 në Nish, Albini u dënua me 15 vjet burg të rëndë. Gjatë gjykimit ai refuzoi të njihte legjitimitetin e gjykatës duke thënë: “Ky gjyq nuk ka asgjë të përbashkët me të vërtetën dhe drejtësinë.

Ky gjyq i shërben politikës ditore të regjimit të Milosheviçit që e ka mbajtur Kosovën nën okupim”. Kur u dënua, ai tha: “Nuk është me rëndësi nëse më dënoni dhe sa më dënoni. Çdo gjë që kam bërë e kam bërë vullnetarisht dhe me dinjitet, jam krenar për këtë dhe po të më ipej rasti do të veproja sërish njësoj.” Si rezultat i presionit ndërkombëtar Albini u lirua më 7 dhjetor 2001. Më 23 prill 2003 Albini diplomoi në fakultetin e shkencave kompjuterike dhe telekomunikacionit në Universitetin e Prishtinës dhe vazhdoi të jetë aktivist i të drejtave të njeriut dhe atyre civile.Ai punoi si aktivist në Rrjetin e Aksionit për Kosovën (KAN), të formuar në vitin 1997, që u ringjall në konferencën “Drejtimet e reja” të mbajtur në Prishtinë nga 8-13 korrik 2003. Në këtë mënyrë KAN e siguroi vazhdimësinë me anë të një fillimi të ri. KAN ishte lëvizje e aktivistëve të rinj, që për mision kishin ndryshimet shoqërore dhe krijimin e qytetarisë aktive. Aktivitetet përqendroheshin në tri fusha kryesore: çështjet e të drejtave të njeriut dhe drejtësia sociale, arsimi, kultura dhe arti. KAN përbehej edhe prej shumë anëtarëve ndërkombëtarë.Më 12 qershor 2005 në muret që rrethonin ndërtesën e UNMIK-ut, aktivistët shkruan parullën Jo negociata, vetëvendosje, që solli në transformimin e KAN-it në Lëvizjen vetëvendosje! Shkrimi i parullave vazhdoi gati në të gjitha fshatrat dhe qytetet e Kosovës, dhe pastaj lëvizja filloi me përdorimin e metodave tjera kreative e të pa dhunshme sikurse janë aksionet simbolike, bllokadat dhe së fundi edhe demonstratat masive. Shërbimi Policor i Kosovës në bashkëpunim me policinë ndërkombëtare arrestoi, burgosi dhe dënoi qindra aktivistë, ndër ta edhe Albinin. Lëvizja vetëvendosje! kërkon referendum gjithpopullor në Kosovë, si e vetmja zgjidhje e drejtë paqësore për të vendosur statusin e Kosovës. Lëvizja arsyeton se vetëm me referendum si ushtrim i të drejtës për vetëvendosje mund të realizohet një zgjidhje demokratike e vërtetë. Në vend të negociatave të cilat mund ta vënë në kompromis lirinë, lëvizja kërkon që populli i Kosovës të ketë mundësi të vendosë për vetveten, si duan të jenë të qeverisur dhe nga kush.Ja se cfarë deklaruan politikanë nga Prishtina e Tirana për veprën e tij.

Ismajl Kadare:Albin Kurti është drita e vetme pas një errësire të gjatë në Kosovë…Ismajl Kadare,shkrimtare i madh i letrave shqipe dhe jo vetem kandidant i cmimit Nobel ne letersi, thot se sheh te Albin Kurti shpresen e vetme per Kosoven…Ismajl Kadare:Albin Kurti eshte shpresa e vetme,drita e vetme pas nje erresire te gjate ne Kosove.Populli shqiptare ne Kosove duhet te tregohet i pjekur dhe te mos perseris me gabimet duke perkrahur njerez te pa dobishem.Ne doren e zgjedhesve eshte fati i femijeve e niperve te Kosoves, le te mos vuaj ata per fajin tuaj,thot Ismail Kadare.Dritëro Agolli:Albin Kurti është një djalë i guximshëm dhe i përgatitur. E kam ndjekur dhe më ka lënë mbresa. Më pëlqen vizioni që shfaq dhe mënyra se si flet. Është i thjeshtë dhe unë jam i mendimit se politikanët duhet të jenë të thjeshtë, të gjithë njerëzit e mëdhenj që kanë lënë gjurmë kanë folur thjesht. Janë argumentet ato që triumfojnë. Dhe kam parë që në çdo debat dhe përballje nuk i mungojnë argumentet.Rexhep Qosja:Ish kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, u dërgua në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz afër Podujevës dhe u dërgua aty si të ishte kriminel me rrezikshmëri të lartë e jo deputet i Republikës së Kosovës! Në burgun e sigurisë së lartë janë vënë edhe zyrat e Vetëvendosjes: rreth tyre edhe në mëngjesin e sotëm janë forcat policore!Të rinjtë shqiptarë të konsideruar armiq të pushtimit serb, regjimi i Millosheviqit i çonte në burgun e sigurisë së lartë në Beograd, në Centralni Zatvor, dhe në burgjet e sigurisë së lartë në Sremska Mitrovicë e në Nish. Regjimi i ish shërbëtorit të Millosheviqit, Isa Mustafës, dhe bashkëpunëtorit të tij të sotëm, Hashim Thaçit, kundërshtarët e vet politikë, të trajtuar armiq, s’mund t’i çojë aq larg, por po i çon afër, në Burgun e Sigurisë së Lartë te Podujeva. Mund të ndodhë që, në qoftë se këta dy dhunëtarë pushtetorë do të mbahen edhe ndonjë muaj në pushtet, Albin Kurtat e ardhshëm t’i çojnë në burgun e sigurisë së lartë në Bashkësinë e Komunave Serbe, në shtetin serb në Kosovë!Ata që e urdhëruan dërgimin e Albin Kurtit në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz – në Bastijën e Kosovës: Isa Mustafa e Hashim Thaçi, nuk e kanë mësuar historinë: ata s’dinë se Bastija e Francës është rrënuar prej atyre që rrëzuan tiraninë mbretërore dhe krijuan Republikën e Francës.Edi Rama:I ftuar në Asamblenë e Partisë Socialistë ka qenë edhe lideri historik i Vetëvendosjes, tashmë i nominuar për kryeministër, Albin Kurti. Ai ka mbajtur edhe fjalën e tij përshëndetëse në Kongres.

Ndërkohë Rama e ka falenderuar për prezencën Albin Kurtin dhe ka lëshuar një batutë për të duke e cilësuar “kokëforti Albin Kurti”.William Walker:Unë admiroj njerëzit që i mbrojnë qëndrimet e veta dhe të gjithë e dimë se sa shumë Albin Kurti i mbron qëndrimet e tij.Adem Mikullovci: Albin Kurti është idolli im, e vetmja shpresë e Kosovës.“Idolli im. E respektoj shumë këtë djalë. Ka vizion, pa kurrëfarë ambicie personale. Asnjë. As ky as këta të tyne nuk luftojnë për pozitë. Asnjëri nuk ka kurrëfarë ambicie m’u ba kryeministër, as kryetar Kuvendit. Këta janë njerëz që punojnë vërtetë për Kosovë. Dhe kur do t’a kuptojë populli i Kosovës për zgjedhje të lirë që duhet me dalë, se e vetmja shpresë, e vetmja dritë që ndriqon atje në errësirë, që fshihet, është Vetëvendosja”, ka thënë ai.


3 KOMENTET

  1. Ramush Haradinaj nuk eshte politikan shume i forte por ai dhe familja e tij kane dhene prova shume te forta qe nuk e shesin Kosoven Kaq i duhet tani per tani popullit te Kosoves Kryeministri eshte i mbuluar me keshilltare dhe Haradinaj do te degjoje mendimin e specialisteve per te miren e Kosoves

  2. Albin Kurti është personi që ka bërë vënd në ëndrat e mia për Kosovën.Është shqiptar-kosovar,brënda zemrës dhe shpirtit shqiptar-kosovar.Mendoj se vet populli i Kosovës ku ai jeton ,do t’a vlerësoj kontribuetin e tij dhe do t’i jap vendin që ai meriton për realizimin e aspiratave të së ardhmes së Kosovës.Përshëndesë zgjedhjen e një qeverie të re të Kosovës që do të dijë t’a udhëheq me dinjitet popullin kosovar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu