Chelsea përgatit 150 milionë euro për t’ia dorëzuar Frank Lampard

Bordi i Chelseas është i gatshëm ta lejojë trajnerin, Frank Lampard të transferojë lojtarë deri në vlerën 150 milionë euro.

Dy sezonet e fundit “Blutë” nuk kanë transferuar lojtarë sepse ishin të dënuar nga FIFA, dënim i cili u hoq para dy muajve, transmeton portali arbresh.info.

Sipas The Evening Standard, tekniku anglez muajin e kaluar provoi të transferojë sulmuesin e PSG-së, Edinson Cavani dhe të Napolit, Dries Mertens por nuk ia doli.

Ndërsa në fund të sezonit, Lampard do provoi të transferoi sulmuesin e Lyon, Moussa Dembele dhe të RB Leipzig, Timo Werner, derisa në listë është edhe Jadon Sancho.

Për këtë sezon objektivi kryesor i klubit është të përfundojë në top katër dhe të mundohen të kualifikohen sa më shumë në Ligën e Kampionëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu