Chiellini thotë se CR7 duket një tjetër futbollist kur zbret në fushë në një ndeshje të Champions League. Juventusi ka shumë vite që e kërkon trofeun e UEFA Champions League, që i mungon për më shumë se 20 vite.
Ata transferuan Cristiano Ronaldon për të arritur të kupa me veshë dhe pasi dështuan në sezonin e parë, shpresojnë ta bëjnë këtë edicion, gjithmonë nëse rinis Champions për shkak të koronavirusit.
Shoku i skuadrës, Giorgio Chiellini vlerësoi Cristiano Ronaldon dhe tha se ylli i Juventusit arrin në një tjetër nivel kur luan në Ligën e Kampionëve.
“Cristiano po bën mirë edhe pse e kishte problemin e gjurit që e ngadalësoi atë për një muaj e gjysmë”, tha Chiellini.
“Ai ka ndryshuar mënyrën e lojës në krahasim me kohën kur ishte më i ri. Ai është përmirësuar në ndeshje të mëdha”.
“Me të vogla mund të duket tjetër, ama kundër ekipeve të mëdha, ai është i jashtëzakonshëm. Në Ligën e Kampionëve, ai ndërron fytyrë”.
Ronaldo, 35 vjeç, është bërë lojtari i parë që e ka fituar Ligën e Kampionëve pesë herë duke e ndihmuar Real Madridin të triumfojë në vitin 2018 për herë të fundit.










