Cristiano Ronaldo ka nxjerr në shitje vilën e tij luksoze e cila ndodhet në qytetin e Mançesterit. Shtëpia ka 5 dhoma, çmimi i vilës është 3.6 milionë euro, dhe ajo përfshin një pishinë të madhe, një kinema, një dhomë për stërvitje e shumë gjëra të tjera luksoze.
Ylli i Juventusit e kishte blerë këtë shtëpi në Mançester në vitin 2006, gjatë kohës që luante me Manchester United kur spikati dhe si futbollist profesionist gjatë asaj kohe.
Nëse Ronaldo arrin ta shesë këtë shtëpi për 3.6 milionë euro, atëherë ai rezulton se ka humbur para për këtë vilë, pasi që e kishte blerë atë për 4.3 milion në vitin 2006.
Ndërkohë Ronaldo ka tentuar ta shesë dhe më parë shtëpinë e tij por nuk nuk ka rezultuar e sukseshme. Megjithatë ai tashmë e ka ulur çmimin dhe mund t’i vijë një ofertë interesante. /albeu.
















