Me fitoren e fundit të Juventusit, sulmuesi i kësaj ekipe dhe fituesi i 5 fishtë i topit të artë, Cristiano Ronaldo ka arritur shiftën e 1000 ndeshjeve zyrtare.
Ai në një post në rrjetin social Instagram ka falënderuar bashkëlojtarët shokët dhe familjen që e kanë ndihmuar gjatë këtij “rrugëtimi”.
Ronaldo që tani luan për Juventus ka luajtur paraprakisht për Real Madrid, Manchester United dhe Sporting Lisbonë si dhe për kombëtaren e Portugalisë. Ai këto 1000 ndeshje i ka arritur për 18 sezone dhe ka shënuar gjithsej 725 gola.