CIA publikon harta sekrete të botës dhe një foto e George Bush pas sulmeve terroriste (FOTO)

Për herë të parë, CIA ka bërë publike disa harta të botës që datojnë prej vitit 1940 e deri më sot.

Hartat e botës që tregojnë periudha të ndryshme kanë qenë sekrete dhe janë parë vetëm nga persona të autorizuar brenda agjencisë së inteligjencës.

Ato janë publikuar me rastin e 75-vjetorit të qendrës së hartografisë së CIA-s. Disa prej tyre janë të prodhuara edhe me modelet 3D.

Në mesin e fotove të hartave, është publikuar edhe një fotografi e ish-Presidentit George Bush që po bisedon me shefin e stafit Andrew Card, këshilltaren për sigurinë kombëtare Condoleezza Rice dhe drejtorin e Inteligjencës George Tenet menjëherë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, duke studiuar një hartë të Afganistanit.

cia cia1 cia2 cia3 cia4 cia5 cia6 cia7 cia8


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu