Çifti Haradinaj mirëpret çiftin Zaev në shtëpinë e tyre në Prishtinë

Kryeministri i vendit, Zoran Zaev, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Zorica Zaev, ka realizuar një vizitë sot në Kosovë.

Vizita e Zaev nuk ka qenë zyrtare, ai është takuar vetëm me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj në shtëpinë e këtij të fundit.

“Bashkë me Aniten, mirëpritëm në shtëpinë tonë mikun dhe homologun tim maqedon, Zoran Zaev, me bashkëshorten e tij, Zorica, me dëshirën që miqësia jonë të reflektojë në marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu