Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është takuar edhe me liderin e PD-së, Lulzim Bashën.
Takimi është zhvilluar në një atmosferë miqësore, pavarësisht kompleksitetit me të cilin po përballet aktualisht politika e Tiranës.
Haradinaj është shoqëruar nga bashkëshortja e tij Anita Haradinaj, ndërkaq Basha me bashkëshorten Aurela Basha.
Gjatë ditës, Haradinaj është takuar edhe me presidentin Ilir Meta, me të cilin biseduan për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe Shqipëri.