Çifti indian shet fëmijën tetë muajsh për të blerë iPhone 14

Një çift është arrestuar në Bengalin Perëndimor, i cili shiti djalin e tyre 8 muajsh për të blerë një iPhone 14 për krijimin e “Instagram Reels” teksa udhëtonin në të gjithë shtetin.

Ngjarja ra në sy kur fqinjët e çiftit, Jaydev dhe Sathi Ghosh, dyshuan në lidhje me mungesën e foshnjës 8 muajshe, e cila ishte zhdukur prej disa kohësh.

Ajo që thelloi më tej dyshimin tek fqinjët ishte posedimi i një iPhone 14, pasi ata kishin të ardhura të pakta dhe gjithashtu kishin kaluar krizë financiare në të kaluarën.

Pas kësaj, fqinjët e shqetësuar iu drejtuan këshilltarit lokal të Kongresit të Trinamool, Tarak Guha, i cili nga ana e tij i kërkoi policisë të hetonte.

Nga deklarata e këshilltares doli gjithashtu, se çifti më herët kishte tentuar të shesë vajzën e tyre 7-vjeçare.

Pas marrjes në pyetje, nëna thuhet se ka rrëfyer se e kishte shitur fëmijën e saj për një iPhone.

Krahas çiftit, policia ka arrestuar një grua tjetër, Priyanka Ghosh, e cila dyshohet se ka blerë foshnjën.

Është raportuar se Priyanka u dërgua në stacionin e policisë Khardah.

Ajo ende nuk ka dhënë detaje.

Policia ka bërë kallëzim ndaj çiftit.

Gruaja që bleu fëmijën e tyre 8 muajsh, është akuzuar edhe për trafikim qeniesh njerëzore.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu