Një çiklist është filmuar, teksa udhëton me të paktën 90 km/orë në një autostradë në Spanjë.
Përshkrimi zyrtar i policisë e cilëson atë si një ‘idiot,’ pasi u kap pas një furgoni në autostradë, ndërsa nuk mbante as kaskë dhe kishte veshur sandale, teksa i jepte biçikletës, transmeton tema.
Çiklisti ka rrezikuar jetën, por sipas policisë, ai mund të ishte kthyer lehtësisht në burim aksidenti për udhëtarët e tjerë në autostradë.










