Në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ish ushtaraku Saim Tahiraj, ka zbuluar se cili ishte njeriu më i besueshëm i Presidentit Historik, Ibrahim Rugova. Më tej ai ka folur, për rolin e Komandantit Zahir Pajaziti. Tahiraj ka shprehur pakënaqësi edhe sa i përket Ligjit për Veteranët. Sipas tij, ligji duhet të ishte nga dhjetori 1991, pikërisht atëherë kur Sali Çeku, Adem Jashari, Iljaz Kodra dhe shumë të tjerë të përgatitur shumë mirë, dhe armatosur thyen kufirin ndër-shqiptarë dhe u futën në Kosovë dhe pikërisht në Dhjetorë 1991 filluan aksionet guerile kundër policisë serbe. Ndërsa, sa i përket formimit të Ushtrisë, ai ka thënë se janë bërë shumë gabime që nga koha e luftës e gjerë më sot. “Po ta shikoni planin ushtarakë të kolonelë Ahmet Krasniqit do i vëreni gabimet që janë bërë që në fillim”, ka deklaruar Tahiraj.
“Bota sot”: Përse u mohua grupi i Sali Çekut?
Saim Tahiraj: Për të vetmet arsye sepse Sali Çeku ishte funksionarë i lartë në LDK, ishte figura kryesore e koordinimit të njësiteve guerile me politikën përmes profesor Fehmi Aganit. Njëri shumë i besueshëm i Presidentit Rugova. Komandanti i parë që ju priu komandosëve që ushtruan në Shqipëri dhe thyen kufirin Shqiptaro-Shqiptarë dhe pikërisht këtu edhe merret si datë që fillon rezistenca e armatosur në Kosovë. I komandojë disa aksion guerile në komunën e Deçanit të cilat tellallët e LPK-së i morën përsipër me komunikatat e tyre të lëshuara nga Banhofet e Zvicrës. Ishte njeri shumë i rëndësishëm në strukturat e Ministrisë së Mbrojtjes të të udhëhequr nga kolonel Ahmet Krasniqi. Ishte në komandën e njësiteve operative në Prapaqan. Ishte në komandën e Koshares i cili komandoj në luftën në Koshare. Të gjitha këto veprimtari Sali Çekun e bënin figurën kryesore të rezistencës së armatosur në Kosovë andaj me çdo kusht
LPK –istët, duhet ta mbanin të mbyllur figurën e Sali Çekut, sepse me zbardhjen komplete të figurës së Sali Çekut do të thotë varrimi përfundimtarë i hajnave të Historisë dhe triumfi i së vërtetës./botasot