Bulizmi është dukuria e dhunës fizike e psikologjike, cënimit të privatësisë (shpesh duke ruajtur anonimatin), shpifjet pa baza dhe talljes së një individi të caktuar duke i shkaktuar dëme të përhershme, të përkohshme, të rënda apo të lehta.
Kjo dukukri e cila gjithnjë e më tepër po përhapet në shoqërinë ku ne jetojmë aktualisht nuk dënohet nga ligji shqiptar. Është e palejueshmë që këto akte të cilat në të gjithë botën dënohen, në Shqipëri të mos krijojnë probleme.
Por pse ndodh bulizmi? Ka shumë arsye se pse bulizmi ndodh. Njëra nga arsyet është një jetë e palumtur familjare, një tjetër është nevoja për t’u ndjerë mirë duke ulur të tjerët, tjetër arsye mund të jetë sepse vetë personat që kryejnë bulizmin dikur kan qenë pre e bulizmit ndërsa arsyeja kryesore se pse bulizmi ndodh është sepse njëri nga grupi shoqëror dëshiron që të dalë mbi të tjerët duke u vetëquajtur “i forti i grupit”.
Në këto raste, personi që kryen bulizmin fiton një kënaqësi sepse ato që e shohin duker kryer këtë akt argëtohen dhe qeshin, kështu që me këtë akt ai fiton “respektin” e të gjithëve dhe të gjithë e kanë frikë. Sipas anketave në vende evropiane (Itali/Britani dhe SHBA) rreth 45% e të rinjëve nga mosha 13-18 vjeç kanë rënë pre e bulizmit.
Ndërkohë në Shqipëri është vënë re shpesh herë një lloj i ri i bulizmit i quajtur Bulizmi Kibernetik ku njerëz në shumicën e rasteve anonim marrin foto të të tjerëve të dhe vendosin përshkrimin ashtu siç ato duan. Nga një anketë e kryer nga Gjimnazi“Atë Pjetër Meshkalla” në Shkodër në bashkëpunim me “Qendren e Këshillimit Psikologjik” në Shkodër rezulton se: 54% e të anketuarve kanë deklaruar se fotot e tyre janë marrë dhe përdorur nga rrjete sociale për qëllime abuzive. Rezultatet e kësaj ankete ishin:
- 49% e të anketuarve kanë deklaruar se të pakten një herë ju është vjedhur Password i rrjetit social që përdornin dhe që ju janë vjedhur të dhëna personale dhe ju janë fyer miqtë në emrin e tyre.
- 70% e të anketuarve kanë deklaruar se janë ndjerë të paragjykuar, të tallur dhe të fyer nga komentet dhe postimet e miqve të tyre në rrjetet sociale.
- 52% e të anketuarve kanë deklaruar se janë ndjerë të kërcënuar nga miqtë e tyre në rrjete sociale dhe janë ndjerë nën presion për mbajtjen “friend” të personave të padëshiruar
- 34% e të anketuarve kanë deklaruar se rrallë herë janë perjashtuar nga grupe në rrjetë sociale sepse mendonin ndryshe
- 47% e të anketuarve kanë deklaruar se njohin dy ose më shumë femra pre të bullizmit kibernetik
- 33% kanë deklaruar se njohin dy ose më shumë meshkuj pre të këtij fenomeni ndërsa
- 17% kanë deklaruar se nuk njohin asnjë viktimë të këtij fenomeni.
- 47% e të anketuarve kanë deklaruar se kanë njohur persona që kanë provuar një nga këto forma si: tallje, kërcënim ose paragjykim për shkak të sjellje të tyre, 28% kanë deklaruar se njohin persona të cilëve u është thyer privatësia në rrjete sociale dhe ju është përdorur për qëllime abuzive ndërsa 24% kanë deklaruar se nuk njohin persona që kanë pësuar format e mësipërme.










