Kumbara i Izraelit në politikën e jashtme, doli shumë i suksesshëm së fundmi. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ndërmjetësoi për arritjen e paqes mes shtetit hebre dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Ndërsa ishte motori kryesor për njohjen e ndërsjellë me Kosovën dhe vendosjen e ambasadës së saj në Jerusalem. Aty ku do ta vendos edhe Serbia, vitin e ardhshëm.
E ky aktivizim amerikan, po del të jetë rezultat i raporteve të shëndosha diplomatike mes këtyre dy shteteve.
Ruzhdi Shkodra nga Bashkësia Hebreje e Kosovës thotë se izraelitët kanë ndikim shumëdimensional në shtetin më të fortë në botë.
Ndërsa përveç lobit të fortë, hebrenjtë kanë pasur edhe pozita kyçe në parinë amerikane.










