Cilat janë pasojat e qëndrimit ulur për periudha të gjata kohore? Flet fizioterapeuti

Fizioterapeuti Feim Gashi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për problemet shëndetësore që mund të kemi si pasojë e qëndrimit ulur për periudha të gjata kohore.

Gashi ka folur edhe për problemet që mund të vijnë nga qëndrimi ulur, si hernia diskale, problemet me nervin shiatik.

“Nisin dhembjet.. dhembjet, dëmtime të disqeve intravertebrale… qëndrimi jo i mirë i komplet trungut…atëherë ato janë probleme afatgjate si pasojë e qëndrimit të ulur kohë të gjatë para kompjuterit”, tha ai.

Fizioterapeuti Gashi përmendi edhe problemet me nervin shiatik.

“Nervi shiatik vjen si pasojnë e komprimimit të rrënjëve nervore… nuk janë vetëm pjesa e poshtme që preket.. është edhe pjesa e sipërmve e unazave, ato të qafës për shkak të qëndrimit të gjatë në karrige…”, tha ai.

Fizioterapeuti ka treguar se çka rekomandohet për personat që qëndrojnë ulur gjatë në karrige.

“Preferohet për ata që qëndrojnë ulur gjatë që çdo 1 orë të bëjnë zgjatje, disa hapa në mënyrë që të kenë lëvizje në mënyrë që t’i ikin qëndrimeve ulur për kohë të gjatë…”, tha ai.

Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga kompania Muqa Solar. /Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu