Cilat janë “policet gangstere” që dhunuan gazetarin e s’duan të raportohet ngjarja e dhimbshme

Gazetari i JOQ.al ka shkuar mëngjesin e sotshëm pranë familjes Hoxha në rrugën “Asim Vokshi”, përballë ministrisë së Drejtësisë, për të raportuar live rezistencën e kësaj familjeje dhe dhunën e ushtruar nga policia për nxjerrjen e tyre jashtë banesës.Kordoni i policëve nuk kanë lejuar mediat dhe gazetarët të raportojnë live nga vendngjarja, duke bërë presion, e madje edhe duke shtyrë gazetarin e JOQ.al.

Kanë qenë një tufë me police femra ato që e kanë larguar me dhunë, duke mos e lënë raportuesin tonë nga terreni të tregojë e të filmojë atë që është duke ndodhur brenda asaj shtëpie, ndërkohë që në vendngjarje nuk ka as shirit policie dhe zona nuk përbën rrezikshmëri.

Bëhet fjalë për një rrugë publike, pronë publike, e cila supozohet të jetë e aksesueshme nga të gjithë, ndërsa nën justifikimin se shumë shpejt në zonë do të bëhet një shpërthim i kontrolluar, ndoshta shembje e banesës përmes skavatorëve, policet “e forta” kanë larguar median.

Më poshtë gjeni pamje nga konfrontimi i gazetarit me grupin e policeve si dhe videon live nga vendngjarja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu