Kryesitë e ngushta partiake të LSDM, BDI, Aleancës për Shqiptarët, por edhe BESA po shqyrtojnë emra dhe mundësitë e tjera për tu përfshirë në qeverinë e re të udhëhequr nga lideri socialdemorkat Zoran Zaev. Burime nga LSDM për TV24 pohojnë se Mihajllo Mançevski, Frosina Remenski, Kiracovski dhe Petre Shilegov janë emrat e mundshëm që do të përfshihen në kabinetin qeveritar.
Mançevski do të jetë në postin e zëvendëskryeministrit, Remenski për Punë dhe Politikë Sociale, Shilegov drejtësi ose polici, ndërsa Kiracovski në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës. Por edhe Radmilla Sheqerinska përmendet si zv/kryeministre për eurointegrime si dhe Oliver Spasovski në krye të MPB, transmeton INA.
Nga BDI përflitet se kryetari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti do të jetë zv/kryeministrët për Marrëveshjen e Ohrit, por ai përmendet edhe si minister i ekonomisë. Adnan Jashari, Teuta Arifi përmenden si emra të tjerë në poste ministrore.
BDI pritet të marrë edhe ministrinë e Arsimit, Ambientit Jetësor, Shëndetësisë dhe Kulturës. Shëndetësia dhe një ministry tjetër pritet ti takojë Aleancës për Shqiptarët. Por ndryshime në përbërjen e kabinetit pritet të ketë nëse do të përfshihet edhe Lëvizja BESA./ina