Cilët janë ushtritë më të fuqishme në Ballkan dhe botë sipas Global Firepower

Analiza më e fundit e kompanisë amerikane Global Firepower për vitin 2026 rendit ushtritë më të fuqishme në botë dhe tregon një pamje të qartë të kapaciteteve ushtarake në Ballkan, përcjell INA.

Në nivel global, Shtetet e Bashkuara mbajnë vendin e parë, të ndjekura nga Rusia dhe Kina. Vendet e tjera në top pesëshen botërore janë India dhe Koreja e Jugut.

Pozicionet e vendeve të Ballkanit sipas fuqisë ushtarake globale:

Serbia – vendi i 63-të

Kroacia – vendi i 73-të

Shqipëria – vendi i 77-të

Maqedonia e Veriut – vendi i 114-të

Mali i Zi – vendi i 127-të

Bosnja dhe Hercegovina – vendi i 133-të

Kosova – vendi i 139-të

Renditja e Global Firepower bazohet në më shumë se 60 indikatorë, duke përfshirë: numrin e trupave, pajisjet, buxhetin ushtarak, kapacitetet logjistike dhe pozicionin gjeostrategjik, duke përfshirë gjithsej 145 vende në botë.

Ekspertët theksojnë se ndërkohë që Serbia mbetet lideri rajonal në kapacitet ushtarak, vendet më të vogla si Kosova dhe Mali i Zi kanë forcë të kufizuar, duke reflektuar investimet më të ulëta në buxhetin dhe teknologjinë ushtarake.

Ky rend global tregon diferencën e madhe mes fuqive ushtarake botërore dhe atyre rajonale. Ndër vendet e Ballkanit, Serbia dhe Kroacia konsiderohen më të afta për mobilizim dhe operacione ushtarake, ndërsa Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja renditen më mbrapa./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu