Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë garuar kundër njëri-tjetrit për aq gjatë sa mund të mbahet mend dhe derisa portugezi nuk është më rival i argjentinasit në Spanjë, dyshja e vazhdon rivalitetin edhe jashtë fushës së lojës.
Si dy futbollistët me të hyrat më të larta në botë tash e shumë vjet, ata kanë pasur mundësi të kenë qasje në shumë gjëra luksoze që të tjerët mund vetëm t’i ëndërrojnë, transmeton Gazeta Express.
Dëshmia për këtë vjen në formë të aeroplanëve privatë, të cilët i ka krahasuar mediumi britanik “The Sun”, duke e renditur të dytin atë të Messit.
Aeroplani privat “Embraer Legacy” i Messit
Ylli argjentinas e ka në pronësi aeroplanin “Embraer Legacy” të cilin e përdor për të udhëtuar kur ka ndeshje me ekipin kombëtar dhe për udhëtim me familje. Aeroplani është i vlefshëm 28.3 milionë euro.
Sic edhe pritet, aeroplani zotëron të gjitha llojet e luksit në bord, përfshirë: një kuzhinë të gjerë dhe kompletuar, një banjë të madhe dhe ulëse të lëkurës që shtrihen. Aeroplani i ka tri zona të ndryshme: zonën private me dy shtretër, një tualet ekstra dhe një sallë takimesh. Aeroplani ka hapësirë për 12 deri në 14 persona.
Aeroplani privat “Gulfstream G650” i Ronaldos
Mbase jo befas, aeroplani privat i Ronaldos renditet i pari, i cili kap vlerën 31.7 milionë euro.
Aeroplani i Ronaldos zotëron teknologji më të përparuar se ai i Messit, përfshirë “Triplex Flight Managerment System”, radar meteorologjik 3D, kontrollues të avancuar të fluturimit dhe opsion për ulje emergjente. Ai ka kapacitet për t’i bartur 18 persona gjatë një fluturimi dhe kap shpejtësinë 981km/h.
Desayuno en las nubes a bordo de un Embraer Legacy 650 – https://t.co/LPUNF9LtHW #aviación #jetprivado pic.twitter.com/CFwC3EU1H4
— Air Charter Service (@ACS_Espana) April 4, 2017
Cristiano Ronaldo: the footballer with the most expensive private jet. Ronaldo’s Gulfstream G650 costs €32 million and can carry 18 people, so he’s still got room to spare despite his currently burgeoning family. pic.twitter.com/mQqMuDIKGN
— The Dugout Chat (@TheDugoutChat) January 21, 2018