Çitaku: Kur foli Vasfija, në sallën e Kongresit Amerikan zotëroi heshtja dhe lotët (VIDEO)

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, tregoi se gjatë rrëfimit të sotshëm të Vasfije Krasniqit para Kongresit Amerikan kanë zotëruar heshtja dhe lotët e të pranishmëve.

Çitaku tha se nga shumë seanca që ka përcjellë në këtë Kongres, fjalimi i Vasfijës bëri që të ketë shumë emocion dhe solidarizim.

Më poshtë statusi i saj i plotë:

“Kur foli Vasfija, në sallën e Kongresit Amerikan zotëroi heshtja. Dhe lotët. Kam përcjellë shumë seanca në Kongresin Amerikan. Asnjëherë nuk kam parë aq shumë emocione dhe aq shumë solidarizim nga ana e përfaqësuesve amerikan.

Faleminderit Vasfije Krasniqi Goodman, heroina jonë.”

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu