Neuropsikiatri Sami Rexhepi në podcastin “Shëndeti në rend të parë” ka folur për shëndetin mendor dhe kujdesin që duhet ta kemi.
Doktor Rexhepi ka sqaruar shumë gjëra që ndërlidhen me depresionin dhe si manifestohet.
“Në fakt depresioni është një humbje e plotë e vullnetit me u marr me veten, një mosinteresim i plotë për njerëzit përreth…”, tha Rexhepi.
Tutje, neuropsikiatri theksoi se është edhe i ashtuquajturi depresion i brendshëm që është i ndikuar shumë prej faktorëve gjenetikë.
“Po flasim për një sëmundje kur gjumi është në dy ekstreme, ose pagjumësi ose gjumë i theksuar, kur në gjumë ikim prej vetvetes dhe ballafaqimit me çka na rrethon… është pastaj ushqimi që lihet plotësisht ose merret pa kontroll”, u shpreh doktori.
Sipas tij, depresioni manifestohet edhe me pak komunikim me njerëzit, qëndron i mbyllur, shpërthime të kohëpaskohshme të vajit, etj.
Neuropsikiatri tutje theksoi se depresioni nuk trajtohet vetëm me ilaçe dhe se ka shumë rëndësi edhe psikoterapia.
Podcasti “Shëndeti në rend të parë” mbështetet nga United Hospital. /Telegrafi