Sekretari organizativ i BDI-së, Hazbi Lika ka qenë sot pjesë e bisedimeve partiake në selinë partiake ku mes Ahmeti dhe Zaevit u diskutua për formimin e Qeverisë, informon ina.
Lika që njihet si një nga krerët e rebeluar të BDI-së, që deri tani nuk ishte i kënaqur me politikat partiake për bashkëpunimin me VMRO-DPMNE. Ai pritet të jetë pjesë e ekzekutivit duke marrë njërin nga postet kryesore në ekzekutiv. Fuqia e tij politik vjen edhe nga raportet e mira që Lika ka me Fatmir Deharin, që sërish pritet të garojë për komunën e Kërçovës.