Clark: Jemi krenarë me ato që ka arritur populli i Kosovës, me ndihmën e Amerikës

Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark, ka thënë se është krenar me atë që ka arritur Kosova.

”Ne jemi krenar me ato që ka arritur populli i Kosovës, me ndihmën e Amerikës. Marrëdhëniet tona mbesin të forta dhe tani sfidë për Kosovën është ndërtimi i një shteti të fortë ekonomikisht dhe në fqinjësi të mirë me të gjithë”, ka thënë z. Clark, në një tryezë për të ardhmen e Kosovës, e cila është udhëhequr nga Kryesuesi i Komitetit për Punë të Jashtme të SHBA-së, Eliot Engel.

Z. Clark, i cili ishte në krye të komandës së Aleancës Veri-Atlantike në kohën e bombardimeve ndaj ish-Jugosllavisë, ka kujtuar historinë e vendimit dhe të operacioneve të NATO-s.

“Lufta është gjë e tmerrshme, kur vrasjet nisën në Kosovë ka qenë vështirë të ndalen dhe përdorimi i forcës është gjithmonë mundësia e fundit. Tri herë shkova ta takojë Millosheviqin, ai thjeshtë nuk donte të bindej me mjete diplomatike. Ai më tha ne e dimë si të merremi me kosovarët- i thashë si: ai tha “do t’i vrasim të gjithë”. Aty e kuptova se në çfarë telashesh ishim me të. Ndërhynë edhe rusët, Serbia dërgoi trupat dhe përpjekjet diplomatike prapë nuk u ndalën. Pasi nuk u bind Millosheviqi ishte vendimi më i vështirë që Ollbright dhe Clinton e morrën, për ta përdorë forcën kundër Millosheviqit dhe kështu vepruam. Intesifikuam sulmet dhe të njëjtën kohë vazhduan përpjekjet diplomatik për zgjidhjen e problemit, derisa përfundimisht kjo ndodhi“, ka thënë ai


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu